Biznes

Yahoo konfirmon zyrtarisht se do të blejë Tumblr për 1.1 miliardë dollarë

May 21 2013
0 Shpërndarje
Yahoo konfirmon zyrtarisht se do të blejë Tumblr për 1.1 miliardë dollarë

Pas një fundjave të tërë të mbushur me thashetheme, Yahoo ka lajmëruar se planifikon që ta blejë Tumblr, që është rrjeti i popullarizuar shoqëror që ka më tepër se 105 milionë blogje që kanë edhe GIF, për 1.1 miliardë dollarë.

Kjo paraqet shumë përdorues dhe një investim madhor. Në lajmërimin e vet – të postuar në blogun Tumblr të Yahoo – CEO i Yahoo, Marissa Mayer, premtoi që “nuk do ta menderos”.

Marrëveshja është më e madhja, e bërë nga Marissa Mayer që kur ajo mori Yahoo-n verën e kaluar dhe ndjek nëntë blerje të tjera nga ndërmarrja. Transaksioni Tumblr pritet të marrë efekt në gjysmën e dytë të këtij viti.

Themeluesi, David Karp, do të vazhdojë të jetë shef ekzekutiv i Tumblr dhe “udhërrëfyesi i produktit, skuadra e tyre, zgjuarsia e tyre, dhe nderimet e tyre do të mbesin të njëjta,” tha Mayer.

Drejtorët e dy ndërmarrjeve në Tumblr shpjeguan bashkimin dhe me shpresë kanë larguar frikën nga ata që mund të jenë frikësuar se do të pushohet nga puna skuadra e tanishme, për t’u ndërruar nga punëtorë të rinj.

“Yahoo do të ndihmojë Tumblr që të jetë edhe më i mirë, më i shpejt. Sa i përket të punuarit së bashku, Tumblr mund të përdorë teknologjinë e personalizimit dhe infrastrukturës së kërkimit të Yahoo për të ndihmuar përdoruesit e vet që të zbulojnë krijuesit, blogerët dhe përmbajtjen që ata e duan. Dy ndërmarrjet do të punojnë po ashtu së bashku për të krijuar mundësi reklamimi që janë pa bashkime dhe të rrisin përvojën e përdoruesit,” tha CEO i Yahoo, Mayer.

CEO i Tumblr, Karp, shkroi në blogun e ndërmarrjes së tij: “Përpara se të flasim për këtë se sa e mrekullueshme është, më lejoni që të provojë që të lehtësojë çfarëdo shqetësimi: Ne nuk jemi duke u kthyer në rozë. Autoritetet tona nuk janë duke u larguar. Skuadra jonë nuk po ndryshon. Udhërrëfyesi ynë nuk po ndryshon.

Dhe misioni ynë – për të fuqizuar krijuesit për të bërë punën e tyre më të mirë dhe për ta vendosur atë në pjesën e përparme të audiencës që e meritojnë, sigurisht nuk është duke ndryshuar. Puna përpara nesh mbetet e njëjtë dhe ne ende kemi një rrugë të gjatë për të bërë! – por për të nxjerrë nga më tepër burime.” (PCWorld Albanian)

yahoo

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>