Lajmet

Yahoo lançon aplikacionin e lajmeve për Android, i disponueshëm në gjithë botën

May 9 2014
0 Shpërndarje
Yahoo lançon aplikacionin e lajmeve për Android, i disponueshëm në gjithë botën

yahoo-news-digest-730x372Kompania Yahoo ka lançuar aplikacionin e saj të lajmeve për pajisjet Android dhe ka bërë versionin iOS të disponueshëm për të gjithë përdoruesit në mbarë botën. Aplikacioni u jep përdoruesve lajme dy herë në ditë, dhe fillimisht ishte i disponueshëm vetëm për përdoruesit me iOS dhe vetëm në Britani dhe SHBA.

Shërbimi fillimisht u lançua herët këtë vit dhe është i bazuar në Summly, një Startup i iniciuar nga një adoleshent britanik Nick D’Aloisio dhe që është blerë nga Yahoo vitin e kaluar. Shërbimi është i disponueshëm përmes katër edicioneve: Versioni aktual për SHBA-në dhe Britaninë, që tashmë janë të disponueshëm edhe për Android, dhe edicione të reja për Kanadanë dhe pjesën tjetër të botës, të dyja këto të disponueshme për iOS dhe Android.

Në një postim në blog, D’Aloisio tha se 40 % e përdoruesve që kanë shkarkuar aplikacionin në SHBA dhe Britani e përdorin atë çdo ditë, dhe kjo ishte shkëndija që kishin nevojë për ta zgjeruar këtë shërbim në mbarë botën. Ai nuk tregon sesa shkarkime janë bërë në të dy vendet. Yahoo gjithashtu ka hyrë në specifikat e Android me qëllim që të zhvillojë një “widget” për ekranin “home” që shfaq lajmet dhe përmbajtjet më të fundit për përdoruesit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>