Lajmet

Yahoo lançon aplikacionin e videove “Yahoo Screen”

Sep 10 2013
0 Shpërndarje
Yahoo lançon aplikacionin e videove “Yahoo Screen”

yahoo_screen_ipadYahoo vazhdon përparimin në botën mobile. Këtë herë kompania ka lançuar një aplikacion videosh për sistemin iOS të quajtur Yahoo Screen.

Nëpërmjet këtij aplikacioni të disponueshëm për pajisjet mobile të Apple si iPhone, iPad dhe iPod Touch përdoruesit mund të shohin klipet më popullorë të momentit ose shfaqje të ndryshme televizive.

Lëvizjet majtas ose djathtas të gishtit paraqesin për përdoruesin videon e radhës ndërsa lëvizjet lart ose poshtë lejojnë përdoruesin të kalojë menjëherë në një kanal tjetër videosh.

Tashmë përdoruesit do të kenë një medium tjetër ku mund të zbulojnë gjëra të reja, por dhe mund të ndajnë me miqtë videot e preferuara.

Marissa Mayer, CEO e Yahoo është fokusuar fuqishëm në botën mobile dhe nëpërmjet këtij aplikacioni po futet tashmë në një territor të dominuar nga YouTube, Netflix, Hulu apo Amazon. (PCWorld Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>