Lajmet

Yahoo lançon integrimin me Yelp për të përmirësuar kërkimin në rrjet

Mar 15 2014
0 Shpërndarje
Yahoo lançon integrimin me Yelp për të përmirësuar kërkimin në rrjet

desktop-bpp-asian-art-museum-sf_610x340Pas aq shumë informacionesh të pa konfirmuara, më në fund, Yahoo lançon integrimin me Yelp për të përmirësuar kërkimin në rrjet. Të hënën, Yahoo hodhi online integrimin me listimet e sajteve lokale me Yelp, duke e konfirmuar përfundimisht atë që deklaroi para disa kohësh, bashkëpunim e ngushtë me Yelp.

Yelp në Yahoo është i disponueshëm për të gjitha llojet e pajisjeve, që nga smartfonët e deri te kompjuterët e zyrave. Përdoruesit që kërkojnë në Yahoo, kanë akses automatik dhe të menjëhershëm në informacione nga Yelp nëpërmjet faqes kryesore të Yahoo. Në rezultatet nga Yelp përfshihen gjithashtu edhe renditje, foto dhe analiza.

Listimet që ofron Yelp janë të vendosura në krye të listimeve që vijnë nga shërbime të tjera me të cilat Yahoo bashkëpunon dhe duket se përmbajtja e tyre ka edhe logon e Yelp. Yelp ka marrëveshje të ngjashme edhe me Microsoft-in dhe Apple, ashtu si Google që shfaq analizat e kompanisë dhe përmbajtjen nga Zagat për listimet lokale. Për Yahoo, Yelp është një marrëveshje që është vonuar pak.

Kur filluan të dalin thashethemet për këtë bashkëpunim, ishte e njëjta kohë kur edhe nga vetë ekzekutivët e kompanisë kishte fjalë që Yahoo është në vështirësi. “Yahoo duhet ta kishte bërë këtë investim shumë kohë më parë. Platforma jonë ishte duke u kalbur” ishte fjala e një burimi anonim nga bordi drejtues i Yahoo-së. Teknologjia e kërkimit dhe listimit lokal të Yahoo ishte e vjetër dhe nuk ishte aq e përhapur në treg, duke e bërë të vështirë një qasje globale.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Yahoo është në një marrëveshje 10 vjeçare me Microsoft-in, nga e cila, kjo e fundit përfiton nga aftësitë e kërkimit në rrjet të Yahoo nga faqja kryesore, ndërkohë që Yahoo ende mban të njëjtën ndërfaqe përdoruesi nën kontroll. Sidoqoftë, integrimi me Yelp i ul aftësitë e vetë Yahoo-së për të përballuar vetë kërkimin në rrjet.

Yelp gjithashtu është në të njëjtën linjë pune me filozoftë kryesore të Yahoo-së: rritja nëpërmjet bashkëpunimeve. Marissa Mayer, shefja ekzekutive e Yahoo-së ka folur shpesh për kompaninë që ajo drejton duke e quajtur si një “kompani miqësore” dhe e gatshme për bashkëpunime me palë të tjera. (PCWorld Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>