Lajmet

Yahoo lëshon aplikacion të përditësuar për iOS 7

Sep 19 2013
0 Shpërndarje
Yahoo lëshon aplikacion të përditësuar për iOS 7

yhoologoJo shumë kohë më parë Yahoo ishte në mesin e “lojtarëve” më të fundit në lojën në internet, të cilët kanë çaluar sa i përket kalimit tek një përditësim i ri, madje edhe për platformat më të popullarizuara.

Por, nën udhëheqjen e ish- punonjëses së Google, Marissa Mayer, në postin e shefes ekzekutive, ato ditë siç duket kanë përfunduar dhendërmarrja ka zbuluar aplikacionin e vet të ri për lajme në të njëjtën ditë që Apple e vuri në dispozicion iOS 7 për publikun.

Pas paraqitjes së logos së re të ndërmarrjes, aplikacioni ka një ndërfaqe të pastër dhe të thjesht, që ndonëse përzihet me ndërfaqen e re të iOS 7, duket të jetë dizajnuar për shpejtësi dhe të qenit praktik në një pajisje mobile.

Sipas Yahoo-së, aplikacioni i ri është përshtatur për iOS 7, duke paraqitur një qasje të re për paraqitje për “sllajde” dhe shtim të mundësisë së marrjes së njoftimeve për lajme dhe ruajtje të artikujve.

Dashamirësit e aplikacionit të lëshuar së fundi për parashikim të motit do të shohin dizajnin familjar në aplikacionin e përditësuar që mbulon lajmet kryesore sipër fotografi të mëdha, atraktive.

Në fakt, disa fotografi në sfond që paraqiten me lajmet kryesore do të jenë grafikë kinematografikë, që janë grafikë pak të animuar të dizajnuar për të përmirësuar në përgjithësi përvojën e leximit të lajmeve. (PCWorld Albanian)

Yahoo IOS7

Lajmet e fundit>