Lajmet

Yahoo Mail integrohet me Dropbox

Apr 7 2013
0 Shpërndarje
Yahoo Mail integrohet me Dropbox

yahoo dropboxShërbimi Yahoo dhe Dropbox kanë lajmëruar që kanë bërë një bashkëpunim të ri që do të ofrojë një kombinim të shërbimeve postare online dhe ngarkesës cloud për përdoruesit e Yahoo-s.

Kjo lëvizje e sjell shërbimin Yahoo në të njëjtin nivel si kundërshtarët Microsoft dhe Google pa telashin për ta krijuar një shërbim për ngarkesë në cloud nga zero.

Kjo po ashtu pasqyron lëvizjen e Dropbox drejt fushës së postës online pas blerjes së tyre të fundit të aplikacionit mobil Mailbox.

Sipas një postimit të bërë në ZDNet, përdoruesit e internetit me një llogari të Yahoo Mail në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht munden drejtpërsëdrejti të kenë qasje tek të gjithë skedarët e tyre në Dropbox nga Yahoo Mail, po ashtu edhe t’i vendosin gjërat e dërguara me e-maile në formë të “attachmentit” në Dropbox.

Ky bashkëpunim i ri është një lëvizje e qëlluar për Yahoo-në, teksa vazhdon procesin e rindërtimit nën udhëheqjen e drejtueses Marissa Mayer. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>