Lajmet

Yahoo Mail ndryshon pamjen në mënyrë radikale

Jun 28 2017
0 Shpërndarje
Ndërfaqja është ndryshuar në themel. Është e minimale me më shumë hapësirë mes elementëve dhe një një mori temash. Yahoo Mail ndryshon pamjen në mënyrë radikale Photo Source: Yahoo

Kanë kaluar 20 vite që nga debutimi i Yahoo Mail, shërbimi i tretë më i madh në botë i postës elektronike dhe kanë kaluar të paktën 5 vite që nga ndryshimi madhor i pamjes.

Por blerja nga Yahoo nga Verizon po fillon të japë frytet e para. Yahoo Mail vjen me një dizajn të ri, abonim premium pa reklama dhe një sërë funksionalitetesh të reja të adoptuara nga konkurrentët Outlook dhe Gmail.

Ndërfaqja është ndryshuar në themel. Është e minimale me më shumë hapësirë mes elementëve dhe një një mori temash.

Duke vendosur mausin mbi një link do të merrni pamjen paraprake të asaj çfarë përmban pa e hapur ndërsa kërkimi vjen me opsione dhe filtra të rinj për gjetjen e informacionit sipas emrave, fjalëve kyçe dhe datave.

Madje Yahoo Mail vjen me një librari GIF-ësh të cilat mund ti dërgoni përmes email. Çdo gjë duket edhe më e organizuar.

Edhe në sfond kanë ndryshuar shumë gjëra. Yahoo thotë se ka implementuar teknologjitë moderne të uebit si Javascript, Ajax, React dhe Redux për të rritur shpejtësinë e shfletimit me të paktën 50%.

Çdo përdorues do e ndjejë lehtësisht rritjen e performancës. Së fundi përveç ridizajnit, Yahoo ofron një shërbim të ri, Yahoo Mail Pro.

Ky shërbim me pagesë do tu kushtojë përdoruesve 35 dollar në vit dhe ofron një ndërfaqe pa reklama. Yahoo Mail është i disponueshëm që nga dita e sotme për përdoruesit në gjuhën Angleze të faqes. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>