Lajmet

Yahoo Mail për Android ju jep mundësinë të përzgjidhni e-mailet në inboxin tuaj

Aug 30 2014
0 Shpërndarje
Yahoo Mail për Android ju jep mundësinë të përzgjidhni e-mailet në inboxin tuaj

yahoomail01Nëse ju jeni një përdorues i e-mailit, ju tashmë e dini vlerën që kanë filtrat. Me disa rregulla të thjeshta ju mund të sistemoni inboxin tuaj. Për fat të keq nëse jeni një përdorues i Gmail ju jeni në gjendje ta përdorni këtë opsion vetëm në faqen online dhe jo në aplikacionin në Android.

Rivali i Google, Yahoo ka prezantuar opsionin që i lejon përdoruesit të përzgjedhin e-mailet që marrin në inboxin e tyre. Që nga sot, me Yahoo Mail për Android ju do krijoni, përditësoni apo fshini filtra. Mjafton të klikoni një buton në sidebar dhe një guidë do t’ju mësojë se si ta përdorni. Si gjithmonë ju mund ti përzgjidhni e-mailet sipas dërguesit, marrësit apo përmbajtjes. Sigurisht që ju duhet të jeni një përdorues i Yahoo Mail për të përfituar këto avantazhe. Shkarkoni përditësimin më të fundit dhe mund të keni Inbox zero që është akoma më i shpejtë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>