Analiza

Yahoo mbush plot 20 vjet, feston në mënyrë të veçantë

Mar 4 2015
0 Shpërndarje
Yahoo mbush plot 20 vjet, feston në mënyrë të veçantë

yahoo-david-paul-morris-gettyYahoo, një nga ofruesit më të mëdhenj të shërbimit të uebit është tashmë 20 vjeç. Në vitet e fundit, kjo kompani ka kaluar në situata të ndryshme, sfida që e kanë bërë atë të jetë sot akoma më e fortë në treg. Në vitet 1990 Yahoo u njoh si një direktori uebi dhe shumë shpejt u bë portali ueb që zgjidhnin pjesa më e madhe e përdoruesve të parë të internetit. Megjithatë Yahoo në një periudhë vuajti nga një presion i madh që ju shkaktua nga hyrja në treg e konkurentit Google. Pjesën më të madhe të shekullit të 21, Yahoo e përdori për tu rimëkëmbur. Për këtë kompania vendosi dhe një marrëveshje me Bing të Microsoft.Vec konkurencës Yahoo ka vuajtur dhe si pasojë e punës jo të mirë të CEO-ve që e kanë udhëhequr atë. Tanimë me Marissa Mayer në krye duket se Yahoo po ja del më së miri. Mayer ka korigjuar disa nga gabimet e kompanisë.

20 vjet më vonë sigurisht që Yahoo nuk do të duket aspak si versioni i viteve ’95. Në këtë askpet kompania ka bërë goxha progres duke i sjellë konsumatorëve një faqe të kompletuar ku ata mund të gjejnë cdo gjë që kërkojnë dhe të përditësohen me lajmet më të fundit. Kompania ka zgjedhur një mënyrë të vecantë për ta festuar këtë përvjetor të saj. Në rrjetin social Tumblr ajoka krijuar një profil të vecantë të saj i cili përbëhet nga 12 dritare të emërtuara si food, makers, parenting, travel, tv, tech, health, beaty, style, news, finance, Yahoo. Cdo dritare përfaqëson një kategori të ndryshme dhe nëqoftëse e klikoni atë do t’ju shfaqen momentet dhe ndryshimet përkatëse më të rëndësishme ndër këta 20 vjet. Ju ftojmë të vizitoni këtë lidhje. (PCWorld Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>