Lajmet

Yahoo mbyll aplikacionin e mrekullueshëm News Digest

Jun 23 2017
0 Shpërndarje
Raportohet se Yahoo pagoi 20 milion dollar për këtë teknologji dhe i ofroi krijuesit të saj një vend pune të cilin e refuzoi për të ndjekur studimet universitare. Yahoo mbyll aplikacionin e mrekullueshëm News Digest Photo Source: Getty Images

Yahoo lajmëroi mbylljen e aplikacionit mjaft popullor dhe shumë të dashur nga përdoruesit, News Digest.

I lançuar në 2014-ën dhe bazuar në teknologjinë e zhvilluar nga një i ri Britanik e cila kompresonte lajmet nga mediat e tjera dhe i paraqiste në format më të shkurtër, aplikacioni shijoi një sukses të paprecedent.

Raportohet se Yahoo pagoi 20 milion dollar për këtë teknologji dhe i ofroi krijuesit të saj një vend pune të cilin e refuzoi për të ndjekur studimet universitare.

Mbyllja është e para që kur marka kaloi nën lidershipin e Verizon. Kompania Amerikane e telekomunikacionit pagoi 4.5 miliard dollar për shërbimet e internetit të firmës, një marrëveshje që u finalizua më 13 Qershor.

Yahoo News Digest fitoi medaljen e dizajnit më të mirë nga Apple dhe është instaluar 9.5 milion herë në iOS dhe Android.

Dy herë në ditë ai ofron për secilin përdorues 6-8 lajme kryesore me tekst, imazhe dhe grafike.

Përdoruesit tashmë janë duke u njoftuar që të shkarkojnë një aplikacion të ri, Yahoo News. Ky i fundit funksionon si çdo aplikacion tjetër që grumbullon lajme nga burime të ndryshme. /PCWorld Albanian

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>