Lajmet

Yahoo mbyll shërbimet jo të popullarizuara

Jul 3 2014
0 Shpërndarje
Yahoo mbyll shërbimet jo të popullarizuara

yahooGjatë ditës së mërkurë, Yahoo lajmëroi që është duke ndërprerë një seri të produkteve të veta – që është një gjest tjetër në vazhdën e pastrimeve që bëri vitin e kaluar. Shumë nga veçoritë do të futen në ofertat e tjera të Yahoo-së. Për shembull, Yahoo do të mbyllë shërbimin e mençur të e-maileve Xobni, por shumë nga funksionet e rëndësishme që ndodhen në të si sugjerimi automatik, që sugjeron grupin e njerëzve të cilëve mund të doni të ju dërgoni një e-mail dhe kërkimi për njerëzit (mundësia për të dalluar e-mailet e pranuar dhe të dërguar për njerëzit që kërkoni) do të përfshihen në Yahoo Mail. Yahoo bleu Xobni-në një vit më parë dhe aludoi në mbylljen e shërbimit.

Produktet e tjera që janë duke u larguar janë mjetet për modelim virtual, Newlook; një funksion në Yahoo Finance që përgatit raporte, që quhet Research Rerports; opsioni për bookmark bookmarks.yahoo që do të përfshihet në shiritin me mjete të Yahoo-së; Yahoo People Search, që do të bëhet pjesë e funksionit të kërkimit; Yahoo Voices dhe Contributors Network, që iu mundësonin njerëzve të kontribuojnë me përmbajtje në faqet e Yahoo-së dhe Yahoo Shine, që do paraqitet në shumë revista dixhitale të Yahoo-së. Yahoo do të bëjë edhe mosvazhdimin e shiritit të vet me mjete për Chrome dhe në vend të tij do ta ofrojë shtojcën Yahoo Extension për Chrome.

Që kur Marissa Mayer erdhi në pozitën e shefes ekzekutive në Yahoo, kompania ka qenë duke bërë blerje dhe marrëveshje të shumta. Vetëm në javën e fundit, kompania ka bërë dy marrëveshje për Yahoo Screen, një me HBO-në dhe një që i dha kompanisë një sezon të gjashtë të emisionit të anuluar të NBC-së, Community. Dhe kjo gjë nuk duket që do të ndalojë në një të ardhme të afërt. Në kuadër të kësaj, kompania thotë që do të vazhdojë të përqendrohet në zhvillim të funksioneve të veta për video, revista dixhitale, kërkime dhe komunikime. (PCWorld Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>