Lajmet

Yahoo Messenger do të humbasë disa karakteristika të rëndësishme

Dec 3 2012
0 Shpërndarje
Yahoo Messenger do të humbasë disa karakteristika të rëndësishme

Yahoo ka qenë në një një krizë të thellë kohët e fundit dhe ka qenë vazhdimisht duke u përpjekur për ti rregulluar disi gjërat.

Tani kompania lajmëroi se do të bëjë një seri heqjesh të karaktersistikave të saj duke filluar nga data 14 dhjetor. Së pari Yahoo Messenger do të humbasë lidhjen me Live Messenger të Microsoft.

Kjo do të thotë që do të ketë mundësi të shikohet kush është online, por jo ti dërgoni mesazhe. Dhomat e chat-it gjithashtu do të hiqen. Gjithsesi nuk është se përdoreshin dhe shumë kohët e fundit.

Përdoruesit gjithashtu nuk do të jenë në gjendje të hedhin kredite në llogarinë e tyre.

Thirrjet Messenger-to-Messenger do të jenë koma të disponueshme ,por gjithsesi është e qartë se Yahoo e ka lënë betejën.

Së fundmi dhe më e rëndësishmja, Pingbox nuk do të jetë më duke filluar nga 14 dhjetori. (PCWorld Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>