Lajmet

Yahoo Messenger mbyllet më 17 Korrik

Jun 8 2018
0 Shpërndarje
Kompania thotë se aktualisht nuk ka një produkt që mund të zëvendësojë Yahoo Messenger. Yahoo Messenger mbyllet më 17 Korrik

Është fundi i epokës për Yahoo Messenger, një prej aplikacioneve të para të komunikimit në treg. Sot, Oath tha se do të mbyllte shërbimin më 17 Korrik ndërsa vijon të eksperimentojë në hapësirën e shërbimeve dhe aplikacioneve të komunikimit.

Kompania thotë se aktualisht nuk ka një produkt që mund të zëvendësojë Yahoo Messenger. Aktualisht Yahoo po eksperimenton me Squirrel, një aplikacion në fazë beta i startuar muajin e kaluar dhe që ofrohet përmes sistemit të ftesave.

Ju mund të kërkoni akses në versionin beta në këtë lidhje.

Vitet e fundit Yahoo nuk ka dhënë fare informacion për numrin e përdoruesve aktivë të Messenger. Kompania thotë se Yahoo ID mbetet e paprekur për shërbimin e e-mail-it.

Gjithashtu nuk dha një arsye specifike pse Messenger po mbyllet. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>