Lajmet

Yahoo mundëson për përdoruesit e iPhone aplikacionin “Summly”

Apr 23 2013
0 Shpërndarje
Yahoo mundëson për përdoruesit e iPhone aplikacionin “Summly”

Sumly iphoneLajmi i blerjes të programit Summly të krijuar nga adoleshenti Nick D’Aloisio për 30 milion $ bëri me të vërtetë shumë bujë para një muaji.

Yahoo ka menduar të shfrytëzojë maksimalisht blerjen e këtij programi duke ofruar një produkt joshës për përdoruesit e pajisjeve mobile.

Kompania e Internetit prezantoi ditën e hënë një aplikacion të ri për iPhone-ët dhe pajisjet iPod Touch që suporton përmbledhjet e shpejta të lajmeve dhe ngjarjeve nëpërmjet përdorimit të algoritmeve të Summly.

Aktualisht aplikacioni është i disponueshëm vetëm në SHBA. Ky aplikacion lejon përdoruesit të përqëndrohen vetëm në ngjarjet për të cilat ata kanë interes dhe përzgjedhjet e tyre paraqiten në forma të ndryshme në Yahoo.

“Mjafton të përzgjidhni tipet e historive që përdoruesve iu interesojnë. Në brendësi të çdo artikulli mund të përzgjidhen lehtësisht më tepër histori të ngjashme që përdoruesit kanë dëshirë ti lexojnë dhe më pak nga ato që ata nuk i preferojnë.

Adoleshenti lançon aplikacionin që gjendet në top listën e shitjeve

Në momentin e logimit në Yahoo zgjedhjet e përdoruesit regjistrohen në çdo faqe që ai lexon.

Sa më shumë të lexojë në Yahoo aq më interesante bëhet kjo eksperiencë si në pajisjet mobile po ashtu edhe në desktop.” u shpreh një përfaqësues i kompanisë. (PCWorld Albanian)

Yahoo iPhone

Lajmet e fundit>