Lajmet

Yahoo mundëson shtypjen e librave me fotografi nga Flickr

Nov 20 2013
0 Shpërndarje
Yahoo mundëson shtypjen e librave me fotografi nga Flickr

Flickr_Photo_Books1_610x407Flickr po shton një veçori për librin me fotografim prej një klikimi për përdoruesit vet, ka lajmëruar të martën faqja për shpërndarjen e fotografive që posedohet nga Yahoo.

Sipas Flickr, përdoruesit duhet vetëm të klikojnë ikonën e librit në cilindo prej seteve të tyre dhe faqja automatikisht do të përgatis një libër të fotografive.

Flickr është ka premtuar që librat e tillë që vijnë janë bërë që të shfaqin në mënyrë mbase edhe më të përshtatshme punën e një fotografi. Kjo përfshin ndërfaqet e thjeshta, vendosjen e një fotografie për faqe dhe veglat që do të “analizojnë, kapin, vendosin dhe riradhisin fotografitë e juaja për t’u dukur në formën e tyre më të mirë,” thuhet në blogun e Flickr. Përdoruesit po ashtu mund të shkojnë manualisht dhe të bëjnë ndryshime, të fshijnë fotografi ose të radhisin faqet.

Duke filluar nga java tjetër, përdoruesit e SHBA-së pritet të jenë në gjendje që të blejnë librat, për të cilët Flickr thotë që janë printuar në letër të posaçme për fotografi. Përdoruesit jashtë SHBA-së duhet të presin edhe më gjatë. “Ju lutem rrini të kyçur. Ne jemi duke punuar për të ju sjell Librat e Fotografive të Flickr së shpejti,” thuhet në blog. Librat mund të jenë nga 20 deri në 240 faqe dhe pritet të kenë çmimin prej 35 dollarë për librin prej 20 faqesh.

Nuk është e qartë se çfarë nënkupton ky proces i ri për bashkëpunimin e Flickr me Snapfish të HP-së, që ishte burim i librave me fotografi për Flickr. Më parë, kur përdoruesit përzgjidhnin një set me fotografi dhe më pas klikonin në opsionin për formim të librit, Flickr do t’i lidhte ata me Snapfish. Tani është e vështirë të tejkalohet ai opsion. Një zëdhënëse e Yahoo-së tha që “Bashkëpunimi me Snapfish mbetet. Kjo është tërësisht e ndarë.”

Yahoo nuk tregon se me kë është duke bashkëpunuar për të mundësuar shtypjet në letër të këtyre librave të rinj, ose nëse planifikon të shtojë ndonjë produkt tjetër, si për shembull bluza ose aksesorë të ndryshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>