Lajmet

Yahoo ndalon shumë produkte për të rritur efikasitetin e kompanisë

Jul 1 2013
0 Shpërndarje
Yahoo ndalon shumë produkte për të rritur efikasitetin e kompanisë

Yahoo është duke zvogëluar bazën e vet të produkteve, duke ndaluar kështu 12 produkte të veta, si pjesë e një përpjekje e cila po vazhdon për të mprehur përqendrimin e vet në shërbimet që mendon se njerëzit kanë nevojë në përditshmërinë e tyre.

Lista përfshin AltaVista, që është njëri nga gjyshërit e makinave të kërkimit dhe Yahoo RSS Alerts. Produktet e tjera, duke përfshirë Yahoo Axis, Citizen Sports and Yahoo Browser Plus, janë më pak të njohura.

“Ne jemi duke ndalur disa produkte kështu që ne mund të vazhdojmë të përqendrohemi në krijimin e produkteve të bukura që janë thelbësore për ju çdo ditë,” tha Ja Rossiter, që është zëvendës kryetar ekzekutiv i platformave në Yahoo, në një postim në blog gjatë ditës së premte. Yahoo ka larguar disa produkte tjera gjatë prillit, si Deals dhe SMS Alerts, duke pasur qëllime të ngjashme rreth “mprehjes së përqendrimit tonë”.

Ja lista e plotë e shërbimeve që janë planifikuar që të mbyllen, me datat e tyre përkatëse:

· Yahoo Axis, një shtojcë për shfletues (28 qershor)

· Yahoo Browser Plus, një shërbim për zhvilluesit e aplikacioneve për ueb (28 qershor)

· Citizen Sports, një shërbim për lajme dhe statistika për sport(28 qershor)

· Yahoo WebPlayer, një lëshues i mediave për uebfaqe ( 30 qershor)

· FoxyTunes, një shtojcë për kontrollim të lëshuesve të ndryshëm të mediave (1 korrik)

· Yahoo RSS Alerts (1 korrik)

· Yahoo Neighbors Beta, për t’i ndihmuar njerëzit që të gjejnë se çfarë po ndodh në lagjet e tyre (8 korrik)

· AltaVista (8 korrik)

· Yahoo Stars India, një grumbullues i lajmeve për personat e famshëm (25 korrik)

· Yahoo Downloads Beta, një aplikacion për shkarkimet e palës së tretë (31 korrik)

· Yahoo Local API, që iu ofron zhvilluesve qasje në informacionet për bizneset lokale (28 shtator)

· Yahoo Term Extraction API, për nxjerrje të termave dhe fjalëve kyçe nga uebfaqet (28 shtator)

Duke e ditur që AltaVista së shpejti do të mbyllet, Yahoo është duke kërkuar nga përdoruesit që të vizitojnë faqen e rregullt Yahoo për kërkim. Gjatë të premtes, Yahoo kishte lajmëruar për një veçori të re për vendosje të lajmëruesve të kërkimit.

Produktet e tjera

Yahoo është duke cekur produktet e tjera për të mbushur zbrazësitë. Citizen Sports mund të ketë shkuar, por Yahoo thotë që njerëzit ende mund të marrin lajmet më të fundit rreth sportit në faqen Yahoo Sports, të luajnë lojëra sportive si Fantasy Football dhe të rrinë të përditësuar kur janë duke udhëtuar me aplikacionet mobile për sport. Në muajt e fundit, Yahoo ka thënë që është përqendruar në produktet dhe shërbimet e përgatitura drejt shprehive ditore, si e-maili, moti, sporti, financat dhe fotografitë.

Në disa nga këto fusha nuk është keq. Aplikacioni i ri mobil për parashikim të motit, për shembull, ka marrë një vlerësim prej 4.5 yjeve në App Store të Apple, bazuar në rreth 4,000 vëzhgime.

Gjatë takimit vjetor me aksionerët e ndërmarrjet gjatë javës së kaluar, drejtuesja e kësaj ndërmarrje, Marissa Mayer tha që ajo pëlqen që ta mendojë Yahoo-në si një nismë të madhe.

“Ne jemi duke bërë investime dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë investime, sepse ajo është që udhëheq fitim,” tha ajo. Yahoo së fundi ka paguar më tepër se 1 miliardë dollarë për të blerë faqen që mundëson krijimin e blogjeve, Tumblr. (PCWorld Albanian)

Yahoo

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>