Lajmet

Yahoo News merr dizajn të ri

Jun 28 2013
0 Shpërndarje
Yahoo News merr dizajn të ri

Në përpjekjet e veta të vazhdueshme për të fituar përdorues me produkte dhe shërbime të reja, Yahoo është duke provuar diçka të re me një dizajn të ri të News Page.

Faqja Yahoo News e rimbushur me mjete, që ofron një “dizajn më personal, intuitiv dhe modern,” është raportuar nga ndërmarrja gjatë të enjtes në një postim në blog se është një hap përpara krijimit të një ndjenje në përputhje me veçoritë online të Yahoo.

Në mesin e ndryshimeve përfshihet mundësia që të rregullohet rrjedha e të dhënave për t’i treguar Yahoo se çfarë lloji të përmbajtjes ata duan të shohin më tepër.

Dhe, kur dikush kyçet në Yahoo News, duke përdorur Yahoo ID-në e vet, faqja do të bëhet “më e mençur gjatë kohës” teksa mëson më tepër rreth parapëlqimeve për lajme të njerëzve, për të krijuar atë që Yahoo e quan “një port personal i lajmeve”.

Artikujt në Yahoo News tani hapen po ashtu më shpejt se më parë, tha ndërmarrja, dhe artikujt e lajmeve në faqe tani paraqiten në ballinë dhe në qendër të rrjedhës së përmbajtjes.

Në iOS, njerëzit mund të zgjedhin në mes të dizajnëve “klasik” dhe një të ri “vizual”, që mbush ekranin e pajisjeve mobile me fotografi të mëdha që rrjedhin sipër njëra-tjetrës teksa përdoruesi zhvendoset përgjatë përmbledhjeve të shkurta me lajme që janë vendosur sipër tyre.

Një dizajn i përmirësuar do të vijë së shpejti për pajisjet me Android, tha ndërmarrja. “Ne dëshiruam të sigurohemi që ju do të merrni jo vetëm një përvojë familjare por përvojën më të mirë qoftë kur jeni duke qëndruar ulur në tavolinën tuaj ose duke ecur,” tha Mike Kerns, që është zëvendës kryetar i produktit në Yahoo. (PCWorld Albanian)

yahoo news

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>