Vëzhgim

Yahoo padit Facebookun

Mar 15 2012
0 Shpërndarje
Yahoo padit Facebookun

Procesi i paraqitur në një gjykatë federale në San Jose të Kalifornisë gjatë të hënës paraqet një dalje madhore të çështjeve gjyqësore që tashmë kanë përfshirë sektorët e tabletëve dhe smartphone-ëve dhe të fuqishmit e teknologjisë si ndërmarrje Apple, Microsoft dhe Motorola Mobility Holdings.

Padia e Yahoo për patenta e ndjek lajmërimin e Facebook për planet për një ofertë fillestare publike që do të mund t’i kushtonte ndërmarrjes rreth 100 miliardë dollarë.

Zëdhënësi nga Facebook, Jonathan Thaw, tha që Facebook e kuptoi për padinë përgjatë medias.

“Ne jemi të zhgënjyer që Yahoo, një bashkëpunëtor biznesi për një kohë të gjatë i Facebookut dhe një ndërmarrje që kryesisht nga përfituar nga shoqërimi me Facebookun, ka vendosur që ta përdorë çështjen gjyqësore,” tha ai.

Në një deklaratë të dërguar me email, Yahoo tha që është e sigurt që do të triumfojë.

“Fatkeqësisht, çështja me Facebookun mbetet e parizgjidhur dhe ne jemi të detyruar që të kërkojmë korrigjim në gjykatën federale,” tha ndërmarrja në një deklaratë.

Yahoo, që është një nga ndërmarrjet e para të uebit, ka pasur një rënie të të ardhurave gjatë viteve të fundit në një kohë kur sfiduesit e vet si Facebook dhe Google kanë shënuar ngritje. Në muajin janar, Yahoo e caktoi kryetarin e PayPal, Scott Thompson, si shefi e vet të ri ekzekutiv, duke e zëvendësuar Carol Bratz, e cila ishte përjashtuar në shtator./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>