Lajmet

Yahoo paralajmëron përdoruesit e prekur nga dy hakimet masive

Feb 16 2017
0 Shpërndarje
Yahoo paralajmëron përdoruesit e prekur nga dy hakimet masive

Yahoo ka filluar paralajmërimin e përdoruesve të prekur individualisht lidhur me hakimet masive që preken kompaninë në 2013-ën dhe 2014-ën.

Lajmërimi, i cili vjen në formën e një e-mail-i, tregon se një cookie mund të jetë përdorur për të hakuar llogaritë e tyre në të kaluarën.

Gjithashtu ky lajmërim vjen në një kohë kur thuhet se Yahoo dhe Verizon janë pranë akordit i cili do të jetë 250 milion më pak sesa parashikohej në fillim.

Në Dhjetor Yahoo raportoi një hakim të 1 miliard llogarive të hakuar në 2013-ën. Tre muaj më parë kompania kishte thënë se 500 milion të tjera janë hakuar në 2014-ën. Yahoo akoma nuk ka identifikuar hakerin shtetëror që besohet se ka ndërmarrë sulmin. /PCWorld Albanian

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>