Lajmet

Yahoo pas 30 qershorit do ta largojë qasjen nëpërmjet Facebook dhe Google në Flickr

Jun 6 2014
0 Shpërndarje
Yahoo pas 30 qershorit do ta largojë qasjen nëpërmjet Facebook dhe Google në Flickr

flickr-badges-798x310Yahoo më herët gjatë këtij muaji lajmëroi planet për të larguar qasjen nëpërmjet Google dhe Facebook nga shërbimet e veta. Veçoria fillimisht ishte larguar nga një shërbim për sporte dhe tani është radha e Flickr-it, ku Yahoo iu dërgoi e-maile përdoruesve të faqes me fotografi për lajmin që ID-të nga Google dhe Facebook nuk do të pranohen pas 30 qershorit.

Në vend të atyre ID-ve, përdoruesit duhet të krijojnë një llogari Yahoo dhe ta lidhin atë me faqen për vendosje të fotografive. Ata që kanë Yahoo ID ekzistues që nuk është e lidhur me Flickr inkurajohen që ta bëjnë lidhjen përpara fundit të muajit.

Screenshot-2014-06-06-09.42.52-730x380Flickr integroi këto qasje të palës së tretë tre vite më parë në një përpjekje për të rritur numrin e përdoruesve, por CEO e tanishme e Yahoo-së, Marissa Mayer, duket që e ka ndërmend ta shfrytëzojë popullaritetin e shërbimit Flickr për të ndihmuar në rritjen e bazës së përdoruesve të Yahoo-së.

Përveç ofrimit të e-mail-eve, një llogari Yahoo mund të përdoret për të krijuar një përvojë të personalizuar në portalet e Yahoo-së, që listojnë përmbajtjet si sporti, moti dhe lajme të përgjithshme dhe aplikacione mobile si Yahoo News Digest, që dy herë ka fituar çmimin Apple Design Awards. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>