Lajmet

Yahoo përditëson aplikacionin Mail për shfletuesit mobil

Jun 22 2018
0 Shpërndarje
Në shfletuesin në mobil Yahoo Mail nuk ringarkohet kur kryeni veprime si fshirja e mesazheve dhe pastrimi i koshit si dhe merr disa opsione prej aplikacionit mobil. Yahoo përditëson aplikacionin Mail për shfletuesit mobil

Yahoo Mail mund të mos jetë aq popullor sa dikur, por me 227 milion përdorues aktivë në mbarë botën dhe 26 miliardë e-mail-e që dërgohen çdo ditë, padyshim është një prej platformave më popullore në planet.

Kompania vendosi të sjellë dy ndryshime për të përmirësuar eksperiencën e postën elektronike: një panel i ridizajnuar për shfletuesit mobil dhe një aplikacion i përshtatur për Android Go, versionin e “lehtë” të sistemit operativ.

Nga dita e sotme të dy ndryshimet janë të disponueshme.

Në shfletuesin në mobil Yahoo Mail nuk ringarkohet kur kryeni veprime si fshirja e mesazheve dhe pastrimi i koshit si dhe merr disa opsione prej aplikacionit mobil.

Gjithashtu është shtuar një panel mjetesh për akses të shpejtë disa komanda si fshirja, replikimi dhe dërgimi i mesazheve.

Ndryshime janë aplikuar edhe në sfond ku ekipi i Yahoo Mail përditësoi kodin e JavaScrpts. Ky kod është zhvilluar në React dhe Redux duke përdorur Node.js dhe AJAX.

Të gjitha këto masa u morën për të sjellur Yahoo Mail në shfletuesit mobil më pranë aplikacioneve mobile dhe desktop.

Sakaq aplikacioni për Android Go i Yahoo Mail është i bazuar në të njëjtën arkitekturë si aplikacioni standard. Përdor një sasi RAM-i minimale dhe më pak se 10MB memorie të brendshme. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>