Lajmet

Yahoo planifikon mbylljen e aplikacionit Astrid më 5 gusht

Jul 7 2013
0 Shpërndarje
Yahoo planifikon mbylljen e aplikacionit Astrid më 5 gusht

Kur Astrid ishte blerë nga Yahoo në muajin maj, ndërmarrja na paralajmëroi që shërbimi për menaxhimin e punëve do të mbyllej brenda 90 ditëve.

Të dielën është treguar një datë specifike: konsumatorët do të kenë mundësi deri më 5 gusht që të eksportojnë çdo të dhënë që duan ta ruajnë.

Astrid sugjeron shërbimet alternative si Any.Do, Sandglaz, Wrike dhe Wunderlist për ata që duan të importojnë punët e tyre dhe të vazhdojnë aty ku e kanë lënë menaxhimin e planeve të tyre. Kjo datë nuk do të lehtësojë “dhimbjen” për dashamirësit e Astrid, por mund të jetë si shmangës i befasive të pakëndshme që mund të paraqiten drejt përdoruesve.

Ja e-maili që e ka dërguar Yahoo tek përdoruesit në lidhje me këtë lajm:

Së pari, ne dëshirojmë që të ju falënderojmë sinqerisht që keni qenë një përdorues i Astridit përgjatë viteve. Mbështetja juaj çdo hap të rrugës ka nënkuptuar shumë për ne. Më 5 gusht, 2013, ne do të mbyllim shërbimin Astrid.

Ne e dimë që një shpërngulje mund të jetë e ashpër, por ne dëshirojmë që ta bëjmë sa më të lehtë që të jetë e mundur për ju. Ju lutem shkoni tek kjo lidhje astrid.com/home/export për të shkarkuar të dhënat e juaja.

Sapo të keni të dhënat e juaja, ne ju këshillojmë që të shikoni ndonjë nga këto aplikacione. Ato iu mundësojnë që me lehtësi të importoni të dhënat tuaja, kështu që ju mund të vazhdoni aty ku keni mbetur: Wrike, Wunderlist, Sandglaz dhe Any.do.

Kur ne ndërtuam Astrid-in, ne kërkuam që të ndihmojmë sa më tepër njerëz që të jetë e mundur për t’u bërë më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më produktivë dhe ne sigurisht që shpresojmë që ju ndihmuam. Faleminderit sërish për mbështetjen tuaj.

Çdo të mirë,

Jon Paris & the skuadra e Astrid (PCWorld Albanian)

astrid-android-tablet

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>