Lajmet

Yahoo planifikon shkurtime të reja të vendeve të punës

Apr 16 2009
0 Shpërndarje
Yahoo planifikon shkurtime të reja të vendeve të punës

Kjo është hera e tretë që Yahoo merr një aksion të tillë për shkurtimin e vendeve të punës, ndërsa i pari prej kur në krye të kompanisë ka ardhur drejtoresha Carol Bratz, raportojnë New York Times dhe Wall Street Journal.

Vala e re e shkurtimeve mund të prekë qindra vende pune, ndërsa ajo mund të fillojë të enjten, kur Yahoo do ta prezantojë raportin financiar për tre mujorin e fundit.

Në dy rundet e kaluara të vitit të kaluar, Yahoo ua kishte shkurtuar vendet e punës 2600 punonjësve, numër ky që pastaj u rrit në 13600.

Vala e re e shkurtimeve do ta ulë sërish moralin e sapo ngritur të kompanisë dhe është edhe një përkujtim se kthimi i shumëpritur i Yahoo ende nuk është akoma gati të arrijë.

Lajmet e fundit>