Analiza

Yahoo publikon raportin e transparencës, për herë të parë përfshihet edhe Shqipëria

Sep 26 2014
0 Shpërndarje
Yahoo publikon raportin e transparencës, për herë të parë përfshihet edhe Shqipëria

461368785-798x310Yahoo publikoi raportin e tretë global të transparencës ditën e djeshme duke hedhur dritë mbi numrin e kërkesave të qeverisë për të dhënat e përdoruesve për gjysmën e parë të vitit 2014.

Numri total i kërkesave ka rënë në 18,594 nga 21,425 që ishte në gjashtë mujorin paraardhës dhe 29,470 për të njëjtën periudhë një vit më parë. Nga këto 4,727 ose janë refuzuar ose qeveria është tërhequr. Në 1,853 raste, Yahoo nuk dorëzoi asnjë të dhënë sepse llogaritë e kërkuar nuk ekzistonin. Në këtë raport për herë të parë përfshihet edhe Shqipëria. Përsa i përket Shqipërisë kemi një kërkesë për të dhënat e përdoruesit nga qeveria e cila është refuzuar nga kompania Yahoo.

Numri i përdoruesve llogaritë e të cilëve janë prekur nga këto kërkesa ra në 30,551, një ulje e vogël krahasuar me 32,493 për gjysmën e dytë të 2013 dhe një reduktim i lartë nga 62,775 publikuar për të njëjtën periudhë vitin e shkuar.

Kompania po ashtu kishte marrë pesë kërkesa për largimin e përmbajtjeve, nga të cilat tre ishin nga qeveria amerikane. Yahoo i përmbushi të gjitha. Yahoo tha se përdor një sistem tre pikësh për tu siguruar se gjithmonë vepron mbi nevojën e përdoruesit fillimisht.

Kjo përfshin një interpretim të ngushtë të kërkesave bazuar në sasi minimale të dhënash si dhe konteston çdo kërkesë që beson se shkel të drejtat e përdoruesve duke publikuar raporte të transparencës. Për të shikuar raportin e plotë mund të klikoni: Raporti i Transparencëssë Yahoo. (PCWorld Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>