Analiza

Yahoo rikthehet në listën e markave më të vlefshme në botë

May 22 2013
0 Shpërndarje
Yahoo rikthehet në listën e markave më të vlefshme në botë

Yahoo renditet sërish në listën e 100 markave më të vlefshme në botë.

Kompania ka fituar vendin e 92-të në listën vjetore të BrandZ e cila përfshin kompani nga e gjitha bota në sektorë të ndryshëm të industrisë, përfshi teknologjinë, shitjet me pakicë dhe shërbimet. BrandZ bazohet mbi një bazë të dhënash e cila rendit vlerat reale të markave.

Shifra e përkthyer në para, sipas së cilës është vlerësuar për këtë vit Yahoo, ishte 9.83 miliardë $. Renditja krijohet në bazë të opinioneve të përdoruesve aktualë dhe atyre potencialë, duke i kombinuar këto vlerësime me të dhënat e fundit financiare. Apple mban vendin e parë në listë me një markë të vlerësuar me 185 miliardë $. Google renditet i dyti, me një shifër prej rreth 114 miliardë $.

Renditja BrandZ krijohet nga grupi i reklamave dhe marketingut WPP dhe përfshin intervista nga mbi 2 milionë konsumatorë në të gjithë botën.

Në sondazhe marrin pjesë mijëra marka. Të dhënat nga sondazhet së bashku me rezultatet e fundit financiare kombinohen më njëra-tjetrën për të krijuar listën. Yahoo është renditur për herë të fundit në këtë listë në vitin 2009.

Ne atë kohë mbante vendin e 81-të. Me ndryshimet e bëra gjatë viteve 2012 – 2013, kompania duket se po rimëkëmbet dhe po rifiton përdoruesit pas vështirësive që ka pasur vitet e fundit ndaj konkurrentëve të fortë si Google, Facebook dhe Twitter.

Blerja e fundit që po bën xhiron e botës në lajme ishte ajo e Tumblr për 1.1 miliardë $ cash. (PCWorld Albanian)

yahoo

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>