Lajmet

Yahoo ristrukturon menaxhmentin

Mar 2 2009
0 Shpërndarje
Yahoo ristrukturon menaxhmentin

Ky hap u ndërmor pasi kompania ka çaluar në tregun e kërkimit, duke ngecur prapa Google që është duke dominuar në këtë treg.

Drejtori i ri Carol Bratz tha se ndryshimet e bëjnë strukturën më të thjeshtë dhe po ashtu ato do të bëjnë që Yahoo të marrë vendime të shpejta dhe të fokusohet tek konsumatorët.

Ndryshimet përfshijnë kombinimin e grupeve të teknologjisë dhe produkteve në një grup të ri, të drejtuar nga Ari Balogh që do të jetë edhe nënkryetar.

Kompania do të jetë e ndarë në dy regjione. Amerika Veriore do të udhëhiqet nga Hillary Schneider, ndërsa pjesa ndërkombëtare do të polotësohet më vonë.

Yahoo po ashtu do të ndërtojë edhe Costumer Advocasy për t’i dëgjuar klientët dhe për t’i kthyer idetë e tyre në produkte.

 

Lajmet e fundit>