Lajmet

Yahoo shton mbështetjen për “multi-tasking”

Nov 10 2013
0 Shpërndarje
Yahoo shton mbështetjen për “multi-tasking”

yahoooYahoo ka paraqitur një përditësim për shërbimin e vet të e-mailit që përfshin mbështetje për kryerjen e shumë punëve në të njëjtën kohë.

Në një postim, drejtori i inxhinierisë në ndërmarrje, Ratan Hudda, shpjegon që mundësia për të kaluar përgjatë e-maileve, rezultateve të kërkimit dhe drafteve iu mungonte nga përdoruesve të Yahoo, kështu që tani produkti përfshin një opsion për shikim të “Të fundit” që do t’iu mundësojë që të kryeni shumë gjëra brenda të njëjtit tab të shfletuesit.

Pasi të qaseni në Yahoo nga cilido kompjuter, do të ju paraqiten tri sete me aktivitetet më të fundit që i keni bërë më parë. Kjo mund të përfshijë gjërat si porositë që i keni shkruar ose që i keni në drafte, e-mailet e hapur së fundi dhe kërkimet më të fundit që i keni bërë. Ai do të paraqes 10 porositë e fundit të e-mailit që i keni shikuar, gjë për të cilën ndërmarrja thotë që do të ndihmojë në lehtësimin e identifikimit më të shpejt të porosive individuale.

Për ta zgjeruar numrin e gjërave që mund të bëni, Yahoo ka zbuluar disa shkurtesa të posaçme të cilat mund të përdoren nga përdoruesit, duke përfshirë Ctrl+ [dhe Ctrl+] në Windows dhe ⌘+[dhe ⌘+] në Mac.

Ky lajm vjen një muaj pasi Yahoo ndryshoi shërbimin e vet të e-maileve, duke i dhënë një pamje të re, “biseda” të futura nëpër tema përkatëse dhe 1TB ngarkesë. Nuk është befasi që ndërmarrja është duke bërë më tepër investime në shërbimin e postës elektronike dhe kjo luan një rol të madh në 800 milionë përdoruesit aktivë mujorë, për të cilët shefja ekzekutive Marissa Mayer tregoi në muajin shtator.

Natyrisht nuk ka qenë pa probleme: disa ditë pas paraqitjes së ndryshimit, në të ishte një vrimë që automatikisht dërgonte e-mailet e përdoruesve tek adresat që ndryshonin, pa lejen e përdoruesit.

Veçoria e re për kryerjen e shumë punëve njëkohësisht është në dispozicion vetëm në ueb, jo në aplikacionet mobile të Yahoo Mail. Kjo tashmë është lëshuar dhe disa përdorues mund ta shohin atë brenda javës së ardhshme. (PC World Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>