Lajmet

Yahoo sjell për përdoruesit një pamje të re më të mirë

Dec 12 2012
0 Shpërndarje
Yahoo sjell për përdoruesit një pamje të re më të mirë

Yahoo ka bërë një ndryshim në tërësi të shërbimit të saj për e-mail përgjatë uebit dhe pajisjeve mobile, me një ndërfaqe më të pastër dhe me më pak rrëmujë.

Yahoo Maili i përditësuar do të jetë në dispozicion në ueb, e po ashtu edhe në Windows 8, Android dhe iOS. Ky ndërrim i pamjes është ndryshimi i parë madhor i shërbimit që kur ish- shefi ekzekutiv i Google Marissa Mayer mori udhëheqjen e Yahoo-së këtë vit.

Mayer lajmëroi ndryshimet e Yahoo Mail në një postim në blog, duke thënë: “Ju na keni treguar zëshëm dhe qartë që dëshironi më pak pengesa kur bëhet fjalë për e-mailin”.

Në versionin për ueb, dizajni i Yahoo Mail ka më pak butona, pamje të ngarkesave në majë të porosive, kërkim të përmirësuar dhe një lexim dhe panel të përshtatshëm për shkrim të porosive.

Në pajisjet mobile, pamja është e qëndrueshme përgjatë platformave dhe përfshin veçori të reja si fshirja e shumë porosive kur i zgjidhni, e po ashtu edhe funksionime të ngjashme për të bërë si të lexuara apo të pa lexuara shumë porosi.

Ju mund të vendosni fotografi nga paneli për shkrim dhe është një zhvendosje e pakufizuar e listës së inbox-it tuaj.

Në Windows 8 ju po ashtu do të jeni në gjendje që të lexoni porositë nga ekrani fillestar. (PC World Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>