Analiza

Yahoo synon të sfidojë YouTube me një shërbim të njëjtë konkurrues

Mar 29 2014
0 Shpërndarje
Yahoo synon të sfidojë YouTube me një shërbim të njëjtë konkurrues

dsc_0052.0_standard_800.0Yahoo ka ndërmarrë shumë hapa të fuqishëm që kur e mori drejtimin e kompanisë Marissa Mayer dhe përpjekja e saj e fundit mund të përfshijë sfidimin e YouTube-it. Recode raporton që kompania ka punuar në një nismë të re për të joshur yje dhe rrjete të fuqishme në YouTube me nxitjen më të thjeshtë: më tepër para.

Ka pasur ankesa në rritje rreth mundësive të fitimit të parave nga përdoruesit e YouTube – dhe Yahoo shpreson që ofrimi i përfitimeve më të mira nga reklamat, vlerësime të garantuara nga reklamat dhe marketingu i shtuar do të marrë disa nga krijuesit e atyre përmbajtjeve nga gjiganti i tanishëm i videove në ueb.

Videoja ka qenë një fushë e posaçme e interesimit për Mayer, ku Yahoo ka nënshkruar disa marrëveshje të mëdha bashkëpunimi dhe më pas e ka shfaqur atë përmbajtje përgjatë një aplikacioni të ri të quajtur Yahoo Screen. Sipas raportit të bërë publik gjatë të premtes, video garuesi i Yahoo-së do të ketë atë lloj përqendrimi, në vend se të lëshohet vetëm një shërbim i hapur për publikim të videove. Yahoo shpreson që të vendos planet e veta në zbatim gjatë muajve të ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>