Lajmet

Yahoo tani nuk do të respektojë më parametrat e opsionit Do Not Track

May 2 2014
0 Shpërndarje
Yahoo tani nuk do të respektojë më parametrat e opsionit Do Not Track

theverge1_1020.0_standard_640.0Duke filluar nga 1 maji, çdokush që viziton faqen Yahoo do të përcillet vetvetiu, pa marrë parasysh nëse e kanë lëshuar opsionin Do Not Track (DNT) në shfletuesin e tyre. Është një pozicionim i fuqishëm nga kompania, që e përshkruan ndryshimin si një përvojë vetvetiu të personalizuar dhe një goditje serioze ndaj standardit Do Not Track, që përjetoi disa pengesa madhore në vitet e fundit.

Përdoruesit ende mund të menaxhojnë opsionet e tyre të privatësisë nëpërmjet opsioneve të Privatësisë së Yahoo-së, por ata duhet ta bëjnë këtë gjë individualisht dhe faqet e Yahoo-së nuk do të reagojnë ndaj ndonjë sinjali të automatizuar kundër ndjekjes si DNT-ja. “Ne rrënjësisht besojmë që uebi më i mirë është ai i personalizuar,” thotë skuadra e privatësisë në një postim në blog.

Do Not Track ishte parë si opsion i vetëm që do të mund t’iu mundësonte përdoruesve që të ndalin ndjekësit që përpiqen më pas të ofrojnë reklama sipas preferencave të shfletimit, por standardi ka çaluar që të marrë reklamuesit dhe shfletuesit në bord. Që të dy grupet fitojnë miliona dollarë nga ofrimi i reklamave të synuara që bazohen në shprehitë e shfletimit të përdoruesit dhe janë treguar si ngurrues për ta përdorur këtë metodë e cila do të mund të shkaktonte humbje në përfitimet e tyre.

Pas legjislacionit që do të vendoste për opsionin e ngecur në kongresin amerikan vitin e kaluar, e ardhmja e DNT-së është e paqartë. As Google e as Facebook për momentin nuk e përdorin këtë opsion, ndonëse shumë grupe përpiqen që ta mbështesin atë. (PCWorld Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>