Vëzhgim

Yahoo vazhdon me rënie

Mar 14 2012
0 Shpërndarje
Yahoo vazhdon me rënie

Google gjatë muajit shkurt mori një pjesë të një pike, duke e arritur kështu praninë e vet me 66.4% të të gjitha kërkimeve të bëra në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Yahoo humbi më tepër, duke qenë kështu me vetëm 13.8% të tregut. Makina kërkuese e ndërmarrjes Microsoft, Bing, pati një ngritje të lehtë duke marrë kështu 15.3% të tregut dhe mbajti vendin e vet të dytë.

Yahoo gjatë viteve të kaluara në mënyrë të qëndrueshme ka qenë duke e humbur praninë në treg dhe së fundi, gjatë muajit dhjetor, Bing e tejkaloi atë. Sa i përket hollësive, Google arriti të ketë 11.7 miliardë kërkime gjatë muajit shkurt, e përcjellë me 2.7 miliardë nga Bing dhe 2.7 miliardë nga Yahoo.

Si gjithmonë, statistikat nga ComScore përfshijnë vetëm kërkime të caktuara që njerëzit i kryejnë në një uebfaqe.

Yahoo dhe Bing mbesin portale të ndara të kërkimit, por që të dy këto portale fuqizohen nga makina e njëjtë themelore. Nëse i kombinojmë të gjitha kërkimet e bëra nga Bing dhe Yahoo, gjatë shkurtit, së bashku këto dy makina kërkuese kishin pasur 26.2% të tregut, që paraqet një rënie të vogël nga 26.5 në muajin janar.

Kërkimet e fuqizuara nga Google, që mbulojnë kërkimet nga AOL dhe Ask, morën 68.6% të tregut gjatë shkurtit, që paraqet një ngritje të ëehtë nga 68.4% sa ishte gjatë muajit janar./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>