Lajmet

Yahoo zbulon pamjen e re të thjeshtëzuar për e-mail

Apr 19 2013
0 Shpërndarje
Yahoo zbulon pamjen e re të thjeshtëzuar për e-mail

Para pak ditësh gjatë tregimit të fitimeve që kishte arritur Yahoo gjatë tremujorit të parë të këtij viti, shefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje kishte shpalosur edhe njërin prej prioriteteve që kishte kjo e fundit: zhvillimin e shërbimeve dhe produkteve që janë për pajisjet mobile.

Dhe duket se këtë prioritet kanë filluar që ta ndjekin, me një përditësim të fundit që kanë bërë në aplikacionin e ri për e-mail për pajisjet mobile.

Ky përditësim, që është në dispozicion për përdoruesit e Android-it dhe sistemit iOS, sjell një përvojë të përmirësuar me e-mailin.

Ana më e qëlluar në këtë ndryshim mund të jetë Yahoo Mail i ri që mundëson shikimin e e-maileve në ekran të plotë.

Mund të tingëllojë si gjë e lehtë, por është mjaft inovative sa të ndihmojë që Yahoo të fitojë shtytës në tregun mobil.

Versioni i ri iu mundëson që të shikoni e-mailin në ekran të plotë, si dhe të kaloni nga njëri e-mail tek tjetri ngjashëm me faqet që i shfletoni nëpër revista”.

“Tabletët kanë ndryshuar rrugën sipas të cilës ne përjetojmë librat, fotografitë, filmat dhe më tepër,” tha Lee Parry, që është Drejtor i Lartë i Yahoo Mobile.

Parry tha po ashtu që “e-maili, diçka të cilën e bëjmë çdo ditë, ka mbetur pothuajse i njëjtë.” Përditësimi i bërë ka për synim që të sjellë përmirësimin e tërësishëm të përvojës në e-mail dhe ofron një pamje më të mprehtë dhe më të pastër se sa në versionet paraprake.

Yahoo ka thjeshtëzuar ndërfaqen dhe ka rritur efikasitetin e operacioneve si përpjekje për ta bërë më të lehtë për përdoruesit që të gjejnë, lexojnë dhe organizojnë e-mailet e tyre. (PCWorld Albanian)

yahoomail

Lajmet e fundit>