Biznes

Yahoo zyrtarisht nën pronësinë e Verizon

Jun 13 2017
0 Shpërndarje
Oath do të përfshijë sajtet si HuffPost, Yahoo Sports, TechCrunch, Engadget si dhe aplikacionet e shërbimet si Alto dhe Brightroll. Yahoo zyrtarisht nën pronësinë e Verizon Photo Source: Associated Press

Duke filluar nga dita e sotme gjigandi Amerikan i telekomunikacionit është pronari zyrtar i Yahoo. Asetet e kompanisë do të shkrihen brenda AOL të cilin Verizon e bleu në 2015-ën për të formuar një kompani të re të quajtur Oath.

Oath do të përfshijë sajtet si HuffPost, Yahoo Sports, TechCrunch, Engadget si dhe aplikacionet e shërbimet si Alto dhe Brightroll.

Tumblr gjithashtu do ti bashkohet kësaj familjeje. Me marrëveshjen e finalizuar, është koha që shefja ekzekutive e kompanisë Marissa Mayer të largohet. Mayer u punësua pesë vite më parë nga Yahoo.

Ajo erdhi pranë kompanisë pasi kishte shërbyer 5 vite pranë Google në produkte si Search dhe Maps. Ringjallja e Yahoo ishte sfidë më vehte se Mayer nuk arriti dot të shpëtonte kompaninë.

Verizon ofroi 4,83 miliard dollar për kompaninë përpara publikimit të hakimeve të profilit të lartë. Më pas marrëveshja ra me 350 milion dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>