Vëzhgim

Yandex do të paraqesë edhe cicërimet si rezultate kërkimi

Feb 21 2012
0 Shpërndarje
Yandex do të paraqesë edhe cicërimet si rezultate kërkimi

Cicërimat në rusisht, gjuhë ukrainase, bjelloruese dhe gjuhën që flitet në Kazakistan do të paraqiten në rezultatet e kërkimit të makinës kërkuese Yandex, së bashku me top furnizuesit në gjuhë të tjera.

“Ne për momentin jemi të përqendruar në kërkimin e rrjetit shoqëror. Ky bashkëpunim me Twitter forcon përpjekjen tonë në këtë fushë,” tha Anton Pavlov, i cili është menaxher i blogut të kërkimit Yandex në një deklaratë.

“Njerëzit shpërndajnë lajme, shkëmbejnë mendime dhe bisedojnë të gjitha llojet e çështjeve në kohë reale gjatë tërë kohës. Ky lloj i informacionit do të na ndihmojë në përmirërsimin e rezultateve të kërkimit.”

Twitter nuk ka dhënë deri më tash ndonjë koment në lidhje me këtë.

Bing i Microsoft tashmë i paraqet cicërimat nga Twitter dhe Google edhe më parë, por kurrë nuk e përtëriu marrëveshjen e vet me rrjetin mikro-blogues pas skadimit të marrëveshjes në korrik vitin e kaluar.”

As Yandex as Twitter nuk ishin të gatshëm të tregonin se sa po paguan ndërmarrja ruse për të paraqitur cicërimet e rrjetit Twitter, por raportet tregojnë që Bing pagoi rreth 30 milionë dollarë për këtë privilegj.

Sidoqoftë, raportet gjatë këtij viti tregojnë që Google është duke krijuar rrugë të brendshme me tregun kërkues rus, duke rritur praninë e vet në 25.5% gjersa Yanex shënoi rënie duke marrë vetëm 4%./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>