Lajmet

Yandex pasuron rezultatet e kërkimit me “copëzat” ndërvepruese

Jun 10 2013
0 Shpërndarje
Yandex pasuron rezultatet e kërkimit me “copëzat” ndërvepruese

yandexGoogle është mbreti i kërkimeve në internet në shumicën e vendeve perëndimore, por në Rusi, Yandex-i vendor ende thotë që ka 60 për qind të tregut.

Në një përpjekje për ta ruajtur avantazhin e vet, Yandex ka lajmëruar ndryshime të theksuara në faqet e veta për rezultatet e kërkimit me lëshimin e disa “copëzave’ ndërvepruese, të njohura si “Ishuj”, që synojnë të rrisin shpejtësinë e lidhjes së përdoruesit me uebfaqe dhe shërbime.

Ndërtimi i “ishujve” është në konceptin e “copëzave të pasura”, informacioni shtesë që paraqitet në rezultatet e kërkimit. Edhe Google edhe Yandex përdorin këto copëza për t’iu mundësuar përdoruesve një ndjenjë se çfarë është dhe pse është relevante për kërkimin e tyre, por Ilya Segalovich, CTO në Yandex, e përshkruan si “dekorim i thjeshtë”. “Kur njerëzit kërkojnë në uebin e pasur këto ditë, ata shpesh duan që të kryejnë një veprim,” tha Segalovich.

yandex1

“Çfarë ndodh është që edhe nëse mund të shihni në rezultate të kërkimit një lidhje tek uebfaqja ku ju keni mundësi të rezervoni biletën tuaj për film ose të paguani faturën tuaj, ju ende duhet të klikoni përgjatë kësaj faqeje dhe me gjasë madje edhe të shfletoni disa faqe përpara se të gjeni formën e rezervimit.”

“Copëzat” ndërvepruese iu mundësojnë përdoruesve që drejtpërdrejt të udhëheqin kërkimin e tyre, si rezervimi i biletave për kinema, pagimi i një fature – drejtpërdrejt nga faqja e kërkimit në vend se të shkojnë përgjatë uebfaqes së një organizate.

Yandex thotë që kjo do të shpejtojë lidhjen mes kërkimeve dhe shërbimeve, duke minimizuar rrezikun e humbjes së biznesit për organizatat përgjatë proceseve të gjata ose të ndërlikuara të kërkimit në uebfaqe. “Ne e dimë që përdoruesit duan një lidhje më të shpejt, më të drejtpërdrejtë me shërbimet dhe copëzat ndërvepruese nënkuptojnë që bizneset mund t’iu shërbejnë më mirë nevojave të konsumatorëve të tyre duke ofruar një zvogëlim të vogël të nevojës së tyre të fundit për kërkim,” tha Segalovich.

Edhe pse është ende e mundshme që të bëhet blerja e biletave drejtpërdrejt në Google, Segalovich shpjegoi që kjo ishte si rezultat i bashkëpunimeve me ndërmarrje individuale. Lëshimi i “Ishujve” iu mundëson mjeshtërve të uebit që të vendosin nëse duan të përfshijnë “copëza” ndërvepruese në rezultate të kërkimit dhe se si duhet të duken. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>