Biznes

Yelp fajëson Google për dështimin e operacioneve ndërkombëtare

Mar 7 2017
0 Shpërndarje
Yelp ndërmori një vendim të vështirë vitin e kaluar kur ndaloi operacionet ndërkombëtare për tu përqendruar në Amerikën e Veriut. Yelp fajëson Google për dështimin e operacioneve ndërkombëtare

Përgjatë 12 viteve kompania kishte bërë një progres të papërfillshëm në rritjen e biznesit globalisht.

Por çfarë nuk shkoi? Në raportin vjetor, Yelp identifikoi Google si një ndër pengesat serioze.

“Google vazhdimisht ka aplikuar ndryshime në algoritme dhe metodologji të cilat kanë kontribuar në ngadalësimin e rritjes së trafikut veçanërisht në tregjet ndërkombëtare kur kemi më pak përmbajtje e më shumë konkurrencë,” shkruante në raport.

Prej vitesh Yelp akuzonte Google për manipulim të rezultateve të kërkimit në favor të produkteve të motorit të kërkimit. Në të vërtetë Yelp ishte në qendër të akuzave të ngritura të cilat ngjallën reagimin e Komisionit Europian.

Google vazhdimisht i ka mohuar pretendimet e Yelp. Pavarësisht të gjithave ajo që ne dimë është se Yelp ka vuajtur jashtë Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Të ardhura që vinin nga operacionet globale në 2013-ën përbënin vetëm 4.6% të të ardhurave totale.

Në 2015-ën kjo shifër ishte 2.5% ndërsa muajin e kaluar ra në 1%. Pavarësisht se kompani lajmëroi shkurtim të 175 vendeve të punës kryesisht në operacionet ndërkombëtare, në tërësi numri i tyre u rrit në 4,256 punonjës nga 3,825 në 2015-ën. /PCWorld Albanian

Tags >

Yelp
Lajmet e fundit>