Lajmet

Youku Tudou thotë se ka rreth 400 milion shikime në videot e saj përmes pajisjeve mobile

May 23 2014
0 Shpërndarje
Youku Tudou thotë se ka rreth 400 milion shikime në videot e saj përmes pajisjeve mobile

youku-645x250Youku Tudou, i cili shpesh shihet edhe si versioni kinez i YouTube, ka zbuluar se shikimet e videove të saj nga pajisje mobile i kalojnë 400 milion të tilla çdo ditë. Për më tepër, të ardhurat e fituara nga burimet mobile kanë kaluar 30% të shitjeve totale të Youku Tudou deri më sot. Sa për krahasim, YouTube thotë se më shumë se 6 miliardë orë video shikohen çdo muaj në platformën e saj të videove online, ku në këto 6 miliard orë pothuaj 40% e tyre shikohen nga pajisje mobile.

Youku Tudou është uebfaqja më e madhe kineze e videove online me më shumë se 450 milion përdorues, formuar pas një bashkimi 1 miliard dollarësh në vitin 2012. Në Kinë çdo ditë e më shumë njerëzit po i largohen pajisjeve desktop dhe po qëndrojnë online të shumtën e kohës me anë të pajisjeve mobile dhe kjo ka bërë që në këtë uebfaqe videosh të investohet edhe më tepër për cilësinë e përmbajtjes që ofrohet. Vitin e kaluar, u bë e ditur një marrëveshje bashkëpunimi me gjigandin e prodhimit të çipeve Qualcomm, që do tu bënte të mundur përdoruesve të aksesojnë video të një cilësie te lartë në faqe duke përdorur pajisjet që fuqizohen nga proçesorët Qualcomm Snapdragon.

Video siti thotë se ka për qëllim të përdorë fondin 1.2 miliard dollarësh të gjigandit e-commerce Alibaba për të përshpejtuar ekspansionin e saj në biznese dhe krijimin e mundësive të reja. Duke mos dhënë detaje të tjera, Youku Tudou kohët e fundit zbuloi një platformë që u bënte të mundur fansave të lidhen direkt me adhuruesit dhe më shumë siguri mund të shohim të tjera përpjekje të ngjashme për të thelluar edhe më tej angazhimin e tyre me përdoruesit. (PCWorld Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>