Lajmet

Younity ju ofron qasje në PC ose Mac nga pajisja juaj iPhone

Dec 22 2013
0 Shpërndarje
Younity ju ofron qasje në PC ose Mac nga pajisja juaj iPhone

header-copy36iPhone/Windows/Mac: Kur duhet t’i qaseni ndonjë skedari që ndodhet në PC-në tuaj pa qenë afër tij, do të ishte mirë që ta kishit të instaluar aplikacionin Younity në atë PC dhe në pajisjen tuaj iPhone.

Ky aplikacion skanon folderët në kompjuterin tuaj dhe ju ofron tek ata folderë nga pajisja juaj iPhone, pa pasur nevojë për disk në cloud.

Instalojeni dhe kyçuni në Younity dhe shkoni tek folderët në diskun tuaj. Ai krijon një listë të të gjithë skedarëve (duke përfshirë nënfolderët).

Kyçuni në Younity në pajisjen tuaj iPhone dhe ai do të shfaqë listën me skedarë në telefonin tuaj, të cilën mund ta shfletoni në një zbulues të thjeshtë.

Nëse doni t’i qaseni skedarit, shtypeni atë dhe Younity do ta shfaqë atë në telefonin tuaj. Ju po ashtu mund të zgjidhni që të shkarkoni ose të bëni shkarkimin batch të skedarëve të caktuar. Është gjë e thjeshtë dhe punon mjaft mirë.

Younity po ashtu automatikisht radhit skedarët me video, audio dhe fotografi. Madje, ju mund të kërkoni për çfarëdo skedari. Janë disa opsione për ta shpërndarë një skedar me shokë, ndonëse do të ju duhet të shkarkoni skedarin në pajisjen tuaj iPhone për atë.

Pjesa më e mirë është që nuk merr hapësirë në pajisjen tuaj iPhone për ta mbajtur atë listë të madhe, as nuk mund të kontrolloni se sa hapësirë është duke zënë Younity tek opsionet, së bashku me një opsion për të përdorur ose për të mos përdorur të dhëna.

Klikoni lidhjen këtu për ta provuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>