Lajmet

YoutTube 5.7 për Android ju lejon të zgjidhni cilësinë e videove nga 144p deri në 720p

Jun 6 2014
0 Shpërndarje
YoutTube 5.7 për Android ju lejon të zgjidhni cilësinë e videove nga 144p deri në 720p

youtube-settings-710x473Përdoruesit me një përdorim të limituar të internetit do ta vlerësojnë shumë përditësimin më të fundit të YouTube në aplikacionin e saj për Android, i cili sjell mundësinë për të përzgjedhur cilësinë e videove që doni të shikoni. Deri në versionin 5.7 përdoruesit e aplikacionit mobil YouTube mundeshin vetëm të zgjidhnin mes dy opsionesh për cilësinë e video ose HD ose Standart.

Kjo është në rregull për shumë përdorues, por nuk ka dyshim se në versionin në ueb ofrohet një fleksibilitet dhe transparencë për shërbimin duke lejuar përdoruesit të zgjedhin nga 144p deri në 4K.

Google e ka zgjidhur këtë mospërputhje në versionin 5.7 të aplikacionit mobil dhe tashmë në vend të dy opsioneve HD dhe jo HD që ishte përpara, tashmë mundë të zgjidhni një rezolucion që ju dëshironi duke filluar nga 144p, 240p, 320p dhe 720p kjo e fundit që është dhe HD.

Për momentin nuk ofrohet full HD 1080p e cila do të ishte mjaft e përshtatshme me ekranet full HD të ditëve të sotme, por cilësia që ofron 720p nuk qëndron prapa. Gjithashtu ekziston edhe një opsion që përzgjedh automatikisht cilësinë ngjashëm me versionin në ueb duke u bazuar në shpejtësinë e rrjetit.

youtube-screenshotKy funksion i përditësuar mund të jetë lehtësim i madh për përdoruesit që kërkojnë të ruajnë konsumin e limitit të të dhënave që kanë në dispozicion për internetin. Mbase 144p është një cilësi mjaft e dobët krahasuar me opsionet e tjera jo HD, por për ata që me patjetër u duhet të shikojnë një video kur janë në një lidhje me rrjet mobil, 144p dhe 240p janë mjaft mirë. Ky është i vetmi ndryshim i dukshëm në versionin 5.7 I cili tashmë po u ofrohet përdoruesve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>