Analiza

YouTube, 4 miliard shikime ditore të videove

Jan 23 2012
0 Shpërndarje
YouTube, 4 miliard shikime ditore të videove

Për shkak se gjiganti kërkues e pa se YouTube ka potencial për tu bërë më shumë sesa një vend për video qesharake shtëpiake. Ose Google pati të drejtë ose ata që shikuan YouTube kurr nuk e paten problem punën e kualitetit. Cilado qoftë forma e kësaj, YouTube tani është duke sjellë 4 miliard video online çdo ditë. 

“Qysh prej shfaqjes së YouTube, ne kemi qenë duke shkëmbyer orë  të tëra me video të ngarkuara çdo minute. Në vitin 2007 ne kemi filluar në gjashtë orë, dhe më pas në vitin 2010 ne arritëm në 24 orë për minute, më pas 35 orë, pastaj 48 dhe tani 60 orë të videove të ngarkuara për çdo minutë, që është një rritje prej më shumë se 30 për qind në tetë muajt e fundit” tha YouTube në një blog post. “Me fjalë të tjera, nëse ju ngarkoni një orë video material në YouTube çdo sekond, ju arrini në këtë shifër”. 

“Për të gjitha orët e videove që po ngarkoni – ju po shikoni më shumë gjithashtu; tani ne kemi tejkaluar katër miliard shikime të videove në ditë, anembanë botës. Kjo është 25 për qind më shumë në tetë muajt e fundit dhe është barabartë me më shumë se gjysmë miliardën e botës duke shikuar një video çdo ditë, dhe është i njëjti numër me vitet qysh prej se ka pasur ujë në Mars..”. 

E në anën tjetër Google përderisa po qeshet për së mbari me këto statistika, ajo po qeshet edhe para bankës me të hyra prej 5 miliard dollarë çdo vit, prej reklamave që shfaqen pranë videove në YouTube. E sa jemi këtu me YouTube, cila video mendoni që është më e shikuara në versionin shqip : Aurela Gaçe ft Dr.Flori & Marsel – Origjinale që i ka deri në këto momente 6,542,664 views apo ndonjë tjetër? /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>