Lajmet

YouTube arrin 1 trilion komentime raciste

Mar 25 2013
0 Shpërndarje
YouTube arrin 1 trilion komentime raciste

Njëra nga mundësitë e shumta që ofrohet në internet është edhe komentimi anonim, duke mos u shqetësuar rreth zbulimit të identitetit, si dhe duke mos u kursyer nga shprehjet ofenduese.

Duke lejuar postimin e komenteve nëpër videot e vendosura në YouTube, deri tani, që nga viti 2005 në këtë faqe janë postuar 1 trilion komente raciste.

Autoritetet e YouTube janë shfaqur të gëzuar që iu kanë mundësuar njerëzve që të shprehin mendimet e tyre në liri të plotë.

“Kur ne krijuam YouTube në vitin 2005, ne e dinim që kishte potencial që të revolucionarizonte rrugën se si njerëzit bëjnë vlerësime mjaft të fuqishme dhe ofenduese të bazuara thjesht në një karakteristikë racore ose etnike, por ne kurrë nuk ëndërruam që do të arrinim të kishim 1 trilion komente të tilla të neveritshme,” tha CEO, Salar Kamangar, duke vënë në dukje komentin e 1 triliontë “ching chong” të postuar nga përdoruesi StinkFingaz nën një video të një piktori japonez.

“Është e vështirë që madje të kuptohet se sa komente tërësisht injorante janë 1 trilion. Ne jemi vërtet të prekur nga përdoruesit tonë të përkushtuar dhe në mënyrë të skajshme të paedukuar të cilët bëjnë deklarata të tilla të turpshme dhe mendjelehta çdo ditë. Faleminderit të gjithëve.”

Kamangar tha që arritja e kësaj gjëje ka shtyrë ndërmarrjen që të mendojë rreth zgjerimit të serverëve të vet gjatë këtij viti. (PCWorld Albanian)

YouTube channels

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>