Lajmet

YouTube Capture, aplikacion për video kamerën në YouTube për iPhone

Dec 18 2012
0 Shpërndarje
YouTube Capture, aplikacion për video kamerën në YouTube për iPhone

Tani është bërë një lëvizje interesante nga Google, që është duke e ngritur lojën e vet mobile gjatë muajve të fundit.

Përdoruesit tani mund të shkarkojnë një aplikacion të dedikuar për kamerë në YouTube, i quajtur YouTube Capture, për iPhone dhe iPod Touch.

Aplikacioni iu mundëson që të incizoni një video klip dhe posa ta keni bërë filmimin, ju mund të shkruani një tekst, të zgjidhni rrjetin ku dëshironi ta shpërndani dhe ta publikoni.

Një veçori e mirë e aplikacionit, shkruan Google, është që do të vazhdojë të ngarkojë videon tuaj në prapavijë edhe pasi ta minimizoni aplikacionin.

Ju gjithashtu mund të kontrolloni se kush e sheh videon tuaj duke e vendosur atë sipas opsioneve të zakonshme për privatësi në Youtube (private, e palistuar dhe publike).

Aplikacioni mundëson ngarkime në të njëjtën kohë edhe në Google+, Facebook dhe Twitter

Ky aplikacion, natyrisht, bën përdorimin e përparimeve të zakonshme të YouTube si përmirësimi i ngjyrës, stabilizimi dhe iu mundëson që të “shkurtoni gjatësinë dhe të shtoni muzikë në sfond të lirë nga YouTube.”

Të gjitha këto veçori, thotë Google, janë po ashtu në dispozicion për videot e juaja ekzistuese në pajisjen tuaj dhe ju gjithmonë mund t’i largoni ato (por jo vetëm duke shkuar në YouTube.com).

Ajo që është interesante këtu është që aplikacioni nuk iu mundëson që vetëm të ngarkoni videot e juaja në YouTube, por iu mundëson ngarkime në të njëjtën kohë në Google+, Facebook dhe Twitter. (PC World Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>