Blog

YouTube do të investojë në përmbajtjet e krijuesve më të mirë

Sep 20 2014
0 Shpërndarje
YouTube do të investojë në përmbajtjet e krijuesve më të mirë

youtube

Kompania YouTube ka zbuluar planet e reja për të investuar në përmbajtjet origjinale nga krijuesit mjaft popullor në platformën e saj.

Në një postim në blog, kompania nënvizoi investimet e saj aktuale tek krijuesit, të tilla si partneritet mes kanaleve, studiot Youtube Space dhe fushatat e reklamimit.

“Tashmë ne ndjejmë se është koha e duhur për të bërë një tjetër investim të rëndësishëm tek krijuesit tanë të përmbajtjeve”, – tha Drejtuesi i YouTube Originals Alex Carloss.

“Për këtë ne kemi vendosur të investojmë përmbajtjet e reja nga disa prej krijuesve tonë më të mirë, duke i ndihmuar ata jo vetëm që të përmbushin ambiciet e tyre kreative, por gjithashtu të furnizojmë me material të ri miliona fansa të tyre në YouTube.”

Carloss pranoi se eksperimentimi me krijuesit në përmbajtje të reja do i përfshijë ata në punë të “çmendura” duke bërë disa gabime gjatë rrugës së krijimit të “përmbajtjeve të reja fantastike” në YouTube. (PCWorld Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>