Lajmet

YouTube do të lançojë disa mjete që do të ndihmojnë krijuesit e materialeve të promovohen

Sep 15 2013
0 Shpërndarje
YouTube do të lançojë disa mjete që do të ndihmojnë krijuesit e materialeve të promovohen

youtubeYouTube po punon për lançimin e mjeteve të reja dhe interesante që do të ndihmojnë krijuesit e materialeve të promovojnë më mirë punën e tyre.

Një prej tyre konsiston në ofrimin e mundësisë për të qenë prezent në më tepër se një kanal të vetëm. Ata persona që disponojnë një kanal të caktuar do të kenë mundësi që të shtojnë videot e partnerëve ose konkurrentëve të tyre në një seksion të veçantë.

Kjo gjë mund të realizohet shumë thjesht duke shtuar linkun e përmbajtjes që ata dëshirojnë të shtojnë. Vendosja në një seksion të veçantë do të tregojë për përdoruesit se ajo përmbajtje nuk është krijuar nga krijuesi i kanalit.

youtube 1

Mjeti tjetër që do të implementohet nga YouTube ka të bëjë me “hovercards” të cilat janë karta informacioni që do të shfaqen mbi video sa herë që të vendoset mausi mbi të.

YouTube gjithashtu ka menduar që t’ju ofrojë krijuesve të përmbajtjes mundësi për të punuar me disa kanale të ndryshme duke i shndërruar ata në burime të kategorive të ndryshme si: fantazi, shkencë, kërcim, këngë etj…Momentalisht opsionet e përmendura më sipër po përdoren nga kanalet e sofistikuar si CW apo HBO. (PCWorld Albanian)

youtube 2

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>