Lajmet

YouTube do të largojë nga të dhënat e nënshkruesve llogaritë e pezulluara

Jun 10 2014
0 Shpërndarje
YouTube do të largojë nga të dhënat e nënshkruesve llogaritë e pezulluara

157547287-520x245YouTube ka njoftuar rreth planeve të saj për të përmirësuar saktësinë e numrit të nënshkruesve në kanalet e përdoruesve duke filluar nga java e ardhshme.

Më 16 qershor, kompania në pronësi të Google do të largojë llogaritë e pezulluara nga aktiviteti nga numri i nënshkruesve të kanaleve të përdoruesve.

Ndërkohë që kjo do të thotë se do kemi një rënie të konsiderueshme në numrin e nënshkruesve, kjo nuk do të ketë asnjë impakt mbi numrin e shikuesve ngaqë ata nuk janë shikues jo aktivë.

Sapo përditësimi fillestar të vijë, YouTube do të përdorë një sistem të automatizuar për të larguar llogaritë e pezulluara nga numrin I nënshkruesve. Kompania thotë se sistemi i ri do të jetë i pakthyeshëm në rast se ndonjë gjë shkon gabim dhe llogaria e pezulluar ka qenë një gabim. Kjo lëvizje nga YouTube bëhet me qëllim që të sigurojë se të dhënat e uebfaqes të saj nuk do të preken nga spam-i dhe abuzimet. (PCWorld Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>