Lajmet

YouTube do të mundësojë të qeshura pafund gjatë “Javës së Komedisë”

Apr 26 2013
0 Shpërndarje
YouTube do të mundësojë të qeshura pafund gjatë “Javës së Komedisë”

Në qoftë se keni dëshirë të qeshni sa më shumë atëherë do të ishte mirë që të konsideronit YouTube si një mundësi të mirë.

Videoja që u publikua ditën e enjte prezantoi për herë të parë Javën e Komedisë në YouTube nga data 19 deri më 25 maj.

Kjo javë do të fillojë mbrëmjen e datës 19 me transmetimin e një videoje komedie live në gjithë botën, e cila do të përfshijë një përmbledhje skeçesh dhe performancash muzikore.

Në ditët në vazhdim do të ketë një program special me performanca live dhe episode të reja nga kanalet më të famshme të komedisë në YouTube si dhe shfaqje nga yjet e komedisë.

Tek komedianët pjesëmarrës në Javën e Komedisë në YouTube do të përfshihen Vince Vaughn, Rainn Wilson, Sarah Silverman dhe Seth Regen të mbështetur nga The Onion, CollegeHumor, Epic Meal Time dhe Funny or Die.

Për të ndjekur këto transmetime mund të drejtoheni në linkun YouTube.com/Comedyweek ose mund të shihni gjithçka në Twitter nëpërmjet #ComedyWeek. (PCWorld Albanian)

youtube komedi

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>