Biznes

YouTube do t’u mundësojë përdoruesve që t’i zgjedhin dhe tejkalojnë reklamat

Jun 30 2010
0 Shpërndarje
YouTube do t’u mundësojë përdoruesve që t’i zgjedhin dhe tejkalojnë reklamat

Baljeet Singh, një menaxher i lartë i produkteve pranë YouTube, në një takim të Google të mbajtur në SHBA ka shpjeguar se sistemi i ri do t’u mundësojë përdoruesve që të tejkalojnë reklamat që janë të ngulitura në video. Reklamuesit nuk do të ngarkohen me pagesa për çfarëdo reklame që tejkalohet.

Singh gjithashtu theksoi se ekpserimentet e kompanisë kanë gjetur se reklamat e kualitetit më të lartë kanë më pak gjasa për tu tejkaluar, dhe këtu ai shtoi se kjo mund të jetë një iniciativë e mirë për krijimin e agjencioneve që prodhojnë produksione të nivelit më të lartë dhe rrisin nivelet e angazhimit të video reklamimit në web.

Butoni, sipas Wall Street Journal, do të futet në një beta fazë testuese më vonë gjatë këtij viti dhe shumë shpejt pas kësaj, YouTube do t’i lejojë përdoruesit që të zgjedhin çfarë reklama ata dëshirojnë të shikojnë me një pjesë më të madhe të përmbajtjeve të caktuara.

Gjatë 12 muajve të fundit, YouTube ka qenë duke provuar të ripozicionojë vetën si shtëpi të profesionistëve me përmbajtje më të gjata, duke nënshkruar edhe kontrata me kompani si Channel 4 dhe Five, në mënyrë që të fillojë me krijimin e përfitimeve për më shumë reklama.

Lejimi i përdoruesve për të përzgjedhur reklamat, përcjellë një format të ngjashëm reklamues veçse të favorizuar nga Hulu.

Lajmet e fundit>