Lajmet

YouTube fshin shikimet e rreme, nën sulm edhe Rihanna

Dec 29 2012
0 Shpërndarje
YouTube fshin shikimet e rreme, nën sulm edhe Rihanna

RihannaKompanitë më të mëdha për publikimet e prodhimeve muzikore kanë humbur më shumë se dy miliardë shikime në rrjetin YouTube, pasi u zbulua se numri i shikimeve në video incizimet individuale është i falsifikuar.

Më së shumti i’u morën Universal, kompani kjo e cila publikon albumet e Rihanna, Nicki Minaj dhe Justin Bieber, që humbi një miliardë shikime. Sony është në vendin e dytë dhe ka humbur 850 milion shikime brenda një dite, ku klient të kësaj kompanie janë Alicia Keys, Rita Ora dhe Labrinth.

Sot numri i shikimeve në YouTube konsiderohet si top lista jozyrtare botërore, kështu që kjo humbje e kredibilitetit të “lojtarëve të mëdhenj” mundet të dëmtoj seriozisht biznesin e tyre.

YouTube siç duket i ka hyrë me seriozitet luftës kundër shikimeve të falsifikuara, numrin e të cilëve në mënyrë artificiale e rrisin hakerët dhe në këtë mënyrë i bëjnë më të popullarizuar sesa janë.

Gjithashtu është goditur edhe kanali i fitueses së X Factor-it britanik Leona Lewis, e cila ka humbur më shumë se 24 milion shikime.

“Ky nuk është ndonjë virus apo problem me sigurinë në faqen tonë. Kjo është një forcim i politikës sonë të numërimit të shikimeve”, -njoftoi YouTube.youtube-logo

Universal ka konfirmuar rënien e numrit të shikimeve, por nga kjo kompani thanë se kanali i tyre është “kryesisht pasiv”, duke pasur parasysh se fokusi është zhvendosur në kanalin Vevo.

Vevo-n në vitin 2009 e kanë themeluar Universal, Sony Music, Abu Dhabi Media Company dhe El Entertainment.

Disa fakte rreth YouTube

* Më shumë se 800 milion përdorues unik vizitojnë YouTube çdo muaj

* Më shumë se katër miliardë video incizime shikohen në muaj në këtë faqe

* 72 orë video incizime ngarkohen (upload) çdo minutë në YouTube

* YouTube në vitin 2011 kishte më shumë se një trilion shikime dhe rreth 140 shikime për çdo person në Tokë.

* Më shumë se një milion kompani reklamojnë në këtë faqe. (PCWorld Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>