Lajmet

Youtube Go mbërrin në 130 shtete

Feb 1 2018
0 Shpërndarje
Youtube Go është një prej aplikacioneve të “shkurtuar” që Google ka zhvilluar krahas aplikacioneve origjinale. Youtube Go mbërrin në 130 shtete

Në Shtator të 2016-ës Youtube lançoi një aplikacion të ri të quajtur Youtube Go.

Kur debutoi ai ishte ekskluzivisht për Indinë dhe veçanërisht për ato vende kur përdoruesit kishin akset të kufizuar në telefonë të shpejtë me internet cilësor.

Në Shkurt të 2017-ës Youtube Go erdhi si beta në disa vende të tjera të botës. Tashmë aplikacioni është i disponueshëm zyrtarisht në 130 vende të botës.

Youtube Go është një prej aplikacioneve të “shkurtuar” që Google ka zhvilluar krahas aplikacioneve origjinale.

Ideja është që ato të përdoren në vende me akses të kufizuar në internet. Ndërsa aplikacioni i Youtube është një ndër më të uriturit për të dhëna, Youtube Go përfaqëson një opsion mjaft solid.

Youtube Go peshon 10 megabajt dhe ka një ndërfaqje të pastër. Me aplikacionin mund të shikoni videot, ti shkarkoni, të përzgjidhni rezolucionin, të përcaktoni sasinë e të dhënave që konsumohen dhe të ndani video.

Për fat jo të mirë aplikacioni ende nuk është i disponueshëm për Shqipërinë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>