Biznes

YouTube: hapësirë prodhimi në Tokio

Feb 14 2013
0 Shpërndarje
YouTube: hapësirë prodhimi në Tokio

Gjatë viteve të kaluara, YouTube ka qënë duke rritur në mënyrë drastike burimet që i sigurojnë komunitetit kreativ të ngarkojë video në platformën e vet.

Duke filluar me blerjen e Next New Networks, kompania ka qenë duke investuar në ofrimin e mjeteve, pajisjeve, fondeve dhe udhëzimeve për legjionin e saj të krijuesve, në përpjekje për t’i ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së përmbajtjeve të tyre.

Së fundmi, kjo përpjekje përfshin hapjen e hapësirave të prodhimit në Londër para Olimpiadës 2012 dhe në Los Anxhelos gjatë vjeshtës së vitit të kaluar. Këto hapësira kishin si synim të tërhiqnin krijues të materialeve nga Europa dhe Amerika Veriore.

Tani Azia, e posaçërisht Japonia, është duke marrë hapësirën e saj prodhuese me lançimin e subjektit të prodhimit në kompleksin Roppongi Hills, në Tokio.

Sikurse hapësirat e tjera të YouTube, subjekti në Tokio do të hapet për të përzgjedhur partnerë të YouTube, që do të jenë në gjendje ta përdorin atë pa pagesë për të lançuar projekte të reja ambicioze, të marrin në duart e tyre pajisje të avancuara, ose thjesht të mprehin shkathtësitë e tyre gjatë bashkëpunimit me krijues të tjerë.

Zakonisht, këta krijues i përdorin hapësirat duke aplikuar në youtube.com/space.

YouTube do të fillojë të marrë aplikime më 1 prill dhe do të bëjë përzgjedhjet e saj për ata që do të marrin pjesë më vonë, gjatë pranverës.

Ata që pranohen përfitojnë tre muaj përdorim të hapësirave të prodhimit, duke përfshirë qasjen në skenat e zërit, e po ashtu përdorimin e kamerave të cilësisë së lartë, dritave, pajisjeve për prodhim dhe redaktim.

Hapësira ka tre studio prodhimi, dhoma për pajisje, dhoma për shfaqje dhe ambjente pas prodhimi. (PC World Albanian)

Youtube

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>